Në emisionin e 431-të të Slobodno srpski e ftuar ishte drejtoresha e Iniciativës së re Sociale Jovana Radosavljeviq. Në një intervistë me Budimir Ničić, ajo tha se situata aktuale politike në veri të Kosovës nuk i shkon për shtati askujt.
“Kjo definitivisht nuk iu shkon për shtat serbëve që jetojnë në veri të Kosovës. Mendoj se si ide i ka shkuar për shtati kryeministrit të Kosovës, por i cili në këtë moment është duke i rishqyrtuar vendimet e tij, dhe në veçanti fakti që ai nuk i dëgjoi këshillat e komunitetit ndërkombëtar për të mos hyrë me forcë në institucionet vendore me kryetarë të komunave,“ tha Radosavljeviq dhe theksoi se kriza aktuale nuk është vetëm në mes të institucioneve të Kosovës dhe serbëve nga veriu, por edhe midis zyrtarëve të Kosovës dhe partnerëve perëndimorë.
Ajo konsideron që problemet aktuale mund të zgjidhen ashtu që të pranohen kërkesat e komunitetit serb, e para së gjithash tërheqja e pjesëtarëve të njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës.
Kjo gjendje, sipas fjalëve të saj, është kulminacioni i lëvizjeve të njëanshme nga Prishtina, si dhe adresimi joadekuat i problemeve të akumuluara nga ana e Bashkësisë Ndërkombëtare.
„Në dy vitet e mëparshme kemi pasur një përpjekje më intensive nga BE dhe SHBA në procesin e dialogut me qëllim që të arrihen disa marrëveshje historike, flitej pikërisht për atë momentum që duhej shfrytëzuar dhe ata u fokusuan aq shumë në atë proces, duke mos përfillur atë që po ndodhte në terren, e kjo është se ne kemi përjetuar një ndryshim të plotë për shumë arsye, mbi të gjitha, si rezultat i vendimeve që erdhën nga Prishtina, të cilat në vetvete ishin precedentë, të cilat krijuan hapësirën për një sjellje të re të institucioneve të Kosovës,“ thotë Jovana Radosavljeviq.
Sipas fjalëve të saj, ato ndryshime kanë qenë të shumta dhe kishin të bënin me ndalimin e mbajtjes së referendumit serb në territorin e Kosovës, ndalimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës, masat e reciprocitetit, gjegjësisht riregjistrimit, të cilat si problem po zgjasin ka dy vite.
„Ne ende nuk kemi një zgjidhje, jemi në një lloj mjedisi të ndërmjetëm përkitazi me këtë çështje, nuk kemi një zgjidhje përfundimtare lidhur me procesin e riregjistrimit dhe çështjen e targave të regjistrimit, i kemi ende ngjitësat dhe kemi ende automjete me shenja KM dhe kjo është një çështje që ende duhet zgjidhur,“ përkujton Radosavljeviq dhe thekson se e gjithë kjo shoqërohet me retorikë populiste nga Prishtina, e cila e etiketoi veriun si mjedis kriminal.
„Si një zonë e Kosovës që duhet zbutur, se si duhet të vijë policia speciale për të çliruar njerëzit nga ai ndikim i keq i Beogradit dhe strukturave kriminale, duke e dehumanizuar absolutisht komunitetin që jeton atje, si dhe duke zbatuar veriun përmes procesit të sigurimit dhe militarizimit në të njëjtën kohë,“ tha në emisionin Slobodno srpski Jovana Radosavljeviq, drejtoreshë e Iniciativës së Re Sociale.