Udhëheqësia e re e komunës së Mitrovicës së Veriut do ta ketë mbështetjen e qytetarëve nëse merret me problemet e njerëzve pa ndërhyrje politike u tha në debatin “Komuna e Mitrovicës Veriore – sfidat dhe mundësitë”, i cili u mbajt sot në Qendrën Mediale në Çagllavicë, në të cilën morën pjesë përfaqësuesit e e komunës së Mitrovicës Veriore dhe të sektorit joqeveritar.
Drejtori i OJQ-së Qendra për Përfaqësimin e Kulturës Demokratike tha se kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut aktualisht nuk gëzon besimin e qytetarëve, por që kjo, siç tha ai, ndoshta do të ndryshojë në të ardhmen.
“Nëse i zgjidhin problemet, besoni se do të kenë mbështetje nga qytetarët. Por nëse flasim për politikë të lartë, sinqerisht i frikësohem vendimit të parë të Kuvendit Komunal pas zgjedhjeve për hapjen e urës. Ne e dimë se çfarë krejt është ajo urë, çfarëdo që mendojmë për të, a është hapje e saj, a është funksionale apo nuk është funksionale, ne kemi tri ura të tjera që janë funksionale. Më trembin që vendimet politike, në radhë të parë nga kryetari i komunës, me mbështetjen e Kuvendit, mund të sjellin jotolerancë të madhe kombëtare,” tha Radaković.
Nënkryetarja e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Ađančić, ka thënë se prioritet i saj është zgjidhja e problemeve të infrastrukturës, por para kësaj, siç tha ajo, duke pasur parasysh se shumica e punëtorëve janë larguar nga kjo vetëqeverisje lokale, është e nevojshme që të formohen departamentet komunale.
„Nëse më keni dhënë besimin tuaj, unë do t’i përfaqësoj të gjithë njëlloj, të gjithë së bashku, të gjithë ata që jetojnë në Mitrovicë, në pjesën veriore të qytetit, për të parë se cilat janë problemet tuaja. çka mundemi, cilat janë prioritetet. Është pikërisht për shkak të këtij jofunksionaliteti që ne tani duhet të krijojmë drejtorate të reja në ecje e sipër, të pranojmë punëtorët e rinj dhe t’i zgjidhim problemet e qytetarëve ashtu siç duhet,“ tha Adžančić.
Në pyetjen se si e komenton faktin që përfaqësuesit e Listës Serbe i dhanë Qeverisë së Kosovës afat deri më 1 qershor që, siç thanë ata, të ndalohet represioni ndaj popullit serb në Kosovë me mesazhin se nëse veprimet vazhdojnë, do të pasojë një përgjigje e vendosur nga populli serb, Katarina Ađančić tha:
„Të gjithë ne që kemi lindur dhe jetojmë në tërë Kosovën, themi, data e premte 13, kjo datë, ajo datë, ne i mbijetuam të gjitha datave. Pse na u rrënjos kjo famë? E premtja e zezë, e famshmja kjo, e martja… Për hir të Zotit, mjaft më me këtë… Mos e mbani popullin, njerëzit në frikë,“ tha Ađančić.
Dušan Radaković në debatin e sotëm pati edhe rekomandime për gazetarët.
„Ejani nesër në mëngjes në 8:30 në treg në pjesën veriore të Mitrovicës për të treguar tregimin se sa shqiptarët vijnë në pjesën veriore të Mitrovicës për të blerë produkte nga serbët dhe anasjelltas. Le të shohim RTK, KTV, 21, ja ku po ju thërras publikisht. Le të bëjmë një tregim nesër për këtë. Mos bëni një tregim vetëm se si një serb qëlloi mbi një shqiptar, se si një shqiptar e therri një serb me thikë dhe anasjelltas dhe për gjëra të tilla. Një gjë që është e sigurt dhe shkatërruese për qeverinë, është se Mitrovica Veriore është i vetmi qytet multietnik në Kosovë, i vetmi, çfarëdo që të thoni më tutje. Vetëm një prift me pesë fëmijë jeton në Mitrovicën Jugore dhe ruhet nga policia dhe askush tjetër. Në pjesën veriore të Mitrovicës jetojnë serb, shqiptarë, boshnjakë, goranë, romë, turq, ashkali dhe egjiptianë,“ tha Radaković.
Dušan Milunović, asambleist i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, duke folur për punën dhe funksionimin e komunës, tha se kjo vetëqeverisje lokale tashmë ka ndërmarrë disa hapa ashtu që ajo të funksionojë me kapacitet të plotë. Millunović foli për sfidat me të cilat do të mund të përballej komuna.
„Pas emërimit tonë, themelimit të kësaj përbërjeje, ne ndërmorëm disa hapa si formimi i Komisionit për Komunitetet Minoritare, formimi i Komisionit për Politikë dhe Financa. Tani është në plan që të formohen dy komisione që nuk kanë ekzistuar më parë, Komisioni për Politikë dhe Siguri dhe Komisioni për Barazi Gjinore, të cilët së shpejti do të jenë në dispozicion të qytetarëve dhe në të cilin do të përfshijmë njerëz që duan të ndryshojnë diçka në qytetin tonë. Si sfidën më të madhe në këtë moment unë e shoh bashkëpunimin midis Kuvendit si pushtet legjislativ dhe pushtetit ekzekutiv që e kemi marrë tani dhe mënyrën se si e kemi marrë,“ tha Milunović.
Debatin me temën „ Komuna e Mitrovicës Veriore – sfidat dhe mundësitë“ e organizoi Qendra Mediale në Çagllavicë me mbështetjen e UNMMIK-ut.