Të brengosur thellë për veprimet represive dhe agresive të Qeverisë së Kosovës dhe sjelljen e
forcave speciale të policisë në veri të Kosovës, të cilat mund të eskalojnë deri në pasoja të
paparashikueshme për paqen dhe sigurinë e qytetarëve dhe të cenojnë mundësinë e pajtimit
dhe bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe serbëve në këto treva;
Duke dënuar çdo lloj të dhunës ndaj qytetarëve, gazetarëve dhe pjesëtarëve të forcave të
sigurisë në ngjarjet e fundit, dhe duke theksuar se problemet politike nuk mund dhe nuk
guxohet të zgjidhen përmes veprimeve policore por me dialog konstruktiv në tryezën e
bisedimeve;
Të mësuar nga leksionet përgjatë historisë që aparati institucional nën kontrollin e një
komuniteti etnik nuk mund dhe nuk duhet të udhëheqë jetën e komuniteteve të tjera etnike
sepse demokracia në shoqëritë post-konfliktuale shumetnike nënkupton ndarjen e pushtetit
dhe të përgjegjësisë, si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, e assesi sjelljen
agresive të organeve të sigurisë dhe pushtetit publik të shumicës ndaj pakicave;
Duke theksuar se bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe serbëve mund të ndërtohet vetëm mbi
marrëdhëniet e mirëbesimit dhe respektimit të ndërsjellë, e jo mbi represion, dhunë e
dehumanizim të cilave populli serb po u nënshtrohet çdo ditë, si përmes deklaratave të
zyrtarëve më të lartë, ashtu edhe përmes raportimeve të një pjese të mediave dhe fushatave
negative në mediat sociale;
Duke apeluar që serbët në Kosovë, si komunitet por edhe pjesëtarët e tij, çdo ditë po i
nënshtrohen përpjekjeve për delegjitimim, dehumanizim, etiketim dhe kriminalizim në
paraqitjet publike të zyrtarëve të qeverisë, por edhe në takimet me përfaqësuesit
ndërkombëtarë, duke i paraqitur qëndrimet legjitime të komunitetit serb në Kosovë si të
instrumentalizuara nga ana e qeverisë së Serbisë me të cilat dëshirojnë të vënë në lajthim
partnerët ndërkombëtarë dhe publikun.
Duke theksuar se demokracia nuk ndërtohet me zgjedhje në kontejnerë, dhe me bartës të
funksioneve publike që nuk kanë legjitimitet në popull, por që kanë për synim që me fuqinë e
armëve dhe represionit policor të qeverisin qytetarët e një komuniteti tjetër etnik;
Duke nënvizuar se qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit nuk janë e njëjta gjë – derisa në pyetjen
për sundimin e ligjit mund të përgjigjet edhe inteligjenca artificiale, qeverisja e mirë është një
proces shumë më i ndërlikuar, më delikat i cili kërkon talent për lidership;
Duke parë që qeveria e Kosovës dhe institucionet e saj i shkelin çdo ditë të drejtat e popullit
serb të garantuara me Kushtetutë, nuk i zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese e as
obligimet e marra nga procesi i dialogut me Serbinë;
Të vendosur për të qëndruar dhe jetuar me dinjitet në këto hapësirat, në bashkëjetesë dhe
respekt të ndërsjellë me shqiptarët dhe komunitetet e tjera etnike, por edhe krenar për veten,
historinë tonë, kishën, trashëgiminë kulturore dhe fetare;
Duke dashur të besojmë në sinqeritetin e fjalëve të përfaqësuesve të bashkësisë
ndërkombëtare, veçanërisht të atyre të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Kuintit të cilat e
kanë shprehur mbështetjen për multietnicitet dhe bashkëjetesë paqësore mes komuniteteve
etnike në Kosovë;
Ne, përfaqësuesit e komunitetit serbë nga të gjitha anët e Kosovës, të nënshkruar më poshtë,
jemi unik në kërkesat e paraqitura të cilat ua drejtojmë përfaqësuesve të Bashkimit Evropian,
Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Britanisë së Madhe sepse
besojmë që vetëm ata mund ta ruajnë paqen në Kosovë dhe të ushtrojnë presion vendimtar
në Qeverinë e Albin Kurtit për të zbatuar masat e paraqitura më poshtë të cilat janë të
domosdoshme në mënyrë që të ruhet paqja dhe për t’u krijuar kushtet për zbatimin e
Marrëveshjes së nënshkruar rishtazi për normalizim:
• Tërheqja e të gjitha njësive speciale të policisë nga veriu i Kosovës sepse prania e tyre
është në kundërshtim me nenet 128 dhe 61 të Kushtetutës së Kosovës dhe Pikën 9 të
Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013. Sjellja e këtyre policëve nxit frikë dhe
shqetësim në mesin e banorëve lokal dhe përbën kërcënim për paqen, ndërsa
mungesa e reagimit ndaj dislokimit joligjor të tyre në veri të Kosovës, ndaj marrjes me
dhunë dhe të kundërligjshme të tokës, ka dërguar mesazh të gabuar që lejohet
militarizimi i kësaj hapësire;
• Largimi nga ndërtesat komunale dhe objektet tjera publike të qendrave administrative
në veri të Kosovës i përfaqësuesve politikë të shqiptarëve të Kosovës të cilët nuk kanë
legjitimitet demokratik për të përfaqësuar komunitetet lokale në ato mjedise, dhe
sigurimi i qasjes së papenguar për zyrtarët ekzistues të administratës lokale në zyrat e
tyre deri në organizimin e zgjedhjeve të reja;
• Dislokimi i njësive të KFOR-it dhe EULEX-it në veri të Kosovës me qëllim të ruajtjes së
paqes deri në momentin e kthimit të pakusht të serbëve lokal në polici, që duhet të
përfshijë edhe garanci të fuqishme për respektimin e autorizimeve specifike të
Drejtorisë Rajonale të Policisë – Veri të cilat janë të përkufizuara me Marrëveshjen e
Brukselit e të cilat janë shfuqizuar me vendime të qeverisë së Kosovës në fund të vitit
2021;
• Zbatimi i nenit 7 të Marrëveshjes për normalizim me të cilin garantohet e drejta për
vetë-menaxhim në komunitetet serbe në Kosovë dhe formalizimin e statusit të Kishës
ortodokse serbe;
• Formimi i Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në përputhje me Marrëveshjen
e Brukselit të vitit 2013 dhe Parimet e përgjithshme për formimin e Bashkësisë së
komunave me shumicë serbe të vitit 2015;
• Pas përshtatjes së kuadrit ligjor me qëllim të formimit të Bashkësisë, të organizohen
zgjedhjet demokratike në komunat në veri të Kosovës dhe të krijohen kushtet për
kthim të papengueshëm dhe të pakusht të serbëve në institucione;
• Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të majit të vitit 2016 me të cilin vërtetohet
pronësia e manastirit të Deçanit mbi 24 hektarëve të tokës;
• Zgjidhja e rasteve të sulmeve ndaj serbëve dhe pronës së tyre, përfshirë shpronësimin
e kundërligjshëm të tokës, incidentet e fundit në të cilat është përdorur arma e zjarrit
nga pjesëtari i shërbimit të sigurisë së Kosovës, si dhe forcimi i masave të sigurisë në
mjediset serbe në Kosovë;
• Ndërprerja e demonizimit të popullit serb në paraqitjet publike të Presidentes së
Kosovës, Kryeministrit të Kosovës dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë nga radhët e
komunitetit shqiptar.
Ju të cilët e keni njohur pavarësinë e Kosovës me premtimin që do të ndërtohet një shoqëri
multietnike dhe demokratike, dhe të cilët për vite me radhë keni punuar në afirmimin e
pavarësisë së saj, keni obligim historik dhe moral ndaj fatit të popullit serb që jeton në këto
hapësira. E ardhmja jonë varet nga vendosmëria juaj, nga shpejtësia e veprimit tuaj varet
ruajtja e paqes në Kosovë. Historia do t’i mbajë mend veprimet tuaja të ardhshme, bëhuni të
përgjegjshëm ndaj vlerave të demokracisë në shoqëritë e polarizuara multietnike në të cilat
qëndron civilizimi perëndimor.
Të nënshkruarit:
1. Dragisha Mijaçiq / InTER / Zubin Potok
2. Jovana Radosavleviq / Iniciativa e Re Sociale / Leposaviq
3. Millica Andriq Rakiq / Iniciativa e Re Sociale / Zubin Potok
4. Miodrag Milliqeviq / Aktiv / Mitrovica e Veriut
5. Dushan Radakoviq / ACDC / Mitrovica e Veriut
6. Mirosllav Ivanoviq / gjyqtar në pension / Mitrovica e Veriut
7. Nenad Todoroviq/ regjisor teatri / Mitrovica e Veriut
8. Ljubomir Pantoviq / avokat / Mitrovica e Veriut
9. Prof. Nebojsha R. Mitiq PhD / profesor në Fakultetin e Mjekësisë të UP-së / Mitrovica
e Veriut
10. Dejan Vasiq / avokat / Mitrovica e Veriut
11. Prof. Bilana Jarediq PhD / Zveçan
12. Momçillo Trajkoviq / kryetar i Forumit Kombëtar Serb / Graçanicë
13. Prim. dr. Zvonko Radosavleviq / kirurg / Leposaviq
14. Profesor Igor Damjanoviq PhD / profesor i dramës, Fakulteti i Arteve i UP-së / Beograd,
i zhvendosur
15. Aleksandar Arsenijeviq / kryetar i Iniciativës Qytetare Mbijetesa Serbe / Zveçan
16. Radmila Kapetanoviq / Rrethi i motrave serbe / Zubin Potok
17. Jasmina Zhivkoviq Jovanoviq / Shoqata e familjeve të personave të zhdukur –
Shtërpce
18. Goran Avramoviq / redaktor RTV Kim / Graçanica
19. Predrag Milkoviq / avokat / Mitrovica e Veriut
20. Zorica Vorguçiq / redaktore RTV Kim / Graçanica
21. Darko Dimitrijeviq / redaktor Radio Gorazhdeci / Gorazhdec
22. Angjellka Qup / gazetare / Gračanica
23. Ivan Nikolliq / CSD / Graçanica
24. Ruzhica Simiq / Të drejtat e gruas / Mitrovica e Veriut
25. Marko Jakshiq / Bachelor në juridik dhe aktivist politik / Mitrovica e Veriut
26. Sasha Llazareviq Kudra / solist vokal / Zubin Potok
27. Ana Marija Ivkoviq / gazetare Alternativna / Zveçan
28. Millosh Subotiq / Bachelor në juridik / Mitrovica e Veriut
29. Stefan Velkoviq / aktivist social dhe politik / Mitrovica e Veriut
30. Marko Millenkoviq / Iniciativa e Re Sociale / Leposaviq
31. Ivan Vuçkoviq / gazetar / Leposaviq
32. Stefan Kalaba / inxhinier i pylltarisë / Zveçan
33. Nenad Maksimoviq / Qendra për Paqe dhe Tolerancë / Graçanicë
34. Aleksandar Rapajiq / Dialogu Nansen / Mitrovica e Veriut
35. Rajko Jovanoviq / Qendra për Dialog Social / Graçanicë
36. Aleksandar Velliq / Qendra për Dialog Social / Graçanicë
37. Vlladimir Radosavljeviq / profesor / Leposaviq
38. Millan Dobriq / dizajner grafik / Mitrovica e Veriut
39. Danillo Gjuriq / instruktor i ngjitjes / Osojane
40. Jellena Jevremoviq / profesoreshë / Leposaviq
41. Bojana Manitasheviq / Qendra për Dialog Social / Graçanicë
42. Nevena Radosavljeviq / aktiviste dhe studiuese e paqes / Leposaviq
43. Suzana Vukashinoviq / menaxhere financiare / Llapllasellë
44. Mlladena Vukashinoviq / Llapllasellë
45. Velko Samarxhiq/ Qendra për Iniciativa Sociale / Pejë
46. Bilana Stankoviq / Llapllasellë
47. Aleksandar Tanaskoviq / Eco Lepo / Leposaviq
48. Vlladan Paviq / mjeshtër i zërit Teatri Kombëtar i Prishtinës në Graçanicë / Mitrovica e
Veriut
49. Vlladisllav Gjerkoviq / Administrata e Teatrit Kombëtar të Prishtinës në Graçanicë /
Leposaviq
50. Isidora Todoroviq / studente e letërsisë botërore / Mitrovica e Veriut
51. Nebojsha Gjorgjeviq / aktor në Teatrin Kombëtar të Prishtinës në Graçanicë / Valjevë,
i zhvendosur
52. Ivana Simiq / organizatore në Teatrin Kombëtar të Prishtinës në Graçanicë/ Beograd, i
zhvendosur
53. Verica Neshoviq / Bachelor në ekonomi / Leposaviq
54. Verka Jovanoviq / sektori privat / Leposaviq
55. Sllobodan Pejanoviq / Master në histori / Leposaviq
56. Gordana Gjoriq / Shoqata e grave sipërmarrëse Avenija / Graçanica
57. Angjela Millosavljeviq / Bachelor në shkenca farmaceutike / Leposaviq
58. Ivan Millosavljeviq / Bachelor në shkenca të informacionit / Leposaviq
59. Nenad Jovanoviq / sipërmarrës / Leposaviq
60. Srgjan Simonoviq / Qendra Humane Mitrovica / Mitrovica e Veriut
61. Verolub Petroniq / Qendra Humane Mitrovica / Mitrovica e Veriut
62. Dejan Nedelkoviq / OJQ Zemra e gjelbër / Mitrovica e Veriut
63. Miodrag Andriq / inxhinier organizativ në pension / Zubin Potok
64. Vesna Jovanoviq / profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë serbe / Partesh
65. Ruzhica Llukiq / mësimdhënëse në pension / Partesh
66. Dobrivoje Jovanoviq / mësimdhënës në pension / Partesh
67. Olliver Vujoviq / Forumi për bashkëpunim dhe shoqëri multietnike / Graçanicë
68. Millivoje Raiçeviq / Master në administratë publike / Mitrovica e Veriut
69. Nikolla Todiq / Iniciativa e Re Sociale / Leposaviq
70. Sllobodan Stoshiq / ACDC / Mitrovica e Veriut
71. Vlladan Trifiq / Instituti për hulumtime publike / Graçanicë
72. Ivana Millosavleviq / Shoqata e familjeve të personave të zhdukur – Shtërpce
73. Jovana Cvetniq / gazetare e diplomuar / Zubin Potok
74. Sasha Illiq / Qendra për Paqe dhe Tolerancë / Graçanicë
75. Nemanja Nestoroviq / profesor i gjuhës dhe letërsisë angleze / Mitrovica e Veriut
76. Ivan Stojkoviq / organizator në Teatrin Kombëtar të Prishtinës në Graçanicë / Beograd,
i zhvendosur
77. Sllagjana Kostiq / Bachelor në ekonomi / Zubin Potok
78. Urosh Branoviq / sipërmarrës / Leposaviq
79. Igor Dashiq / punonjës social / Zveçan
80. Ollivera Manojlloviq / profesoreshë e gjuhës serbe / Zubin Potok
81. Marko Radojeviq / profesor i biologjisë / Zubin Potok
82. Çasllav Tomoviq / inxhinier i teknologjisë / Veli Breg, Zubin Potok
83. Boban Petroviq / profesor / Graçanicë
84. Millena Kasalloviq / profesoreshë e gjuhës serbe / Zubin Potok
85. Olliver Vezmar / inxhinier elektrik / Zubin Potok
86. Lubisha Mijaçiq / arkitekt inxhinier / Zubin Potok
87. Bojana Vukadinoviq / Master në psikologji / Mitrovica e Veriut
88. Nemanja Jovanoviq / profesor i IT-së / Zubin Potok
89. Natasha Trifunoviq / arkitekte inxhiniere / Zubin Potok
90. Dragana Dobrosavleviq / Shoqata e familjeve të personave të zhdukur – Shtërpce
91. Martin Alleksiq / profesor i matematikës / Zubin Potok
92. Dushan Bazoviq / student i mjekësisë / Mitrovica e Veriut
93. Zoran Milliq / profesor i matematikës / Zubin Potok
94. Nikolla Spasojeviq / profesor i matematikës / Zubin Potok
95. Sanja Krtiniq / aktiviste qytetare, pedagoge / Mitrovica e Veriut
96. Bojana Milletiq / profesoreshë e biologjisë / Zubin Potok
97. Sonja Bozhoviq / profesoreshë e gjuhës serbe / Zubin Potok
98. Danijella Millosavleviq/ profesoreshë e gjuhës serbe / Mitrovica e Veriut
99. Radosava Gjorgjeviq / profesoreshë e kimisë / Zubin Potok
100. Dragica Popoviq / doktor i mjekësisë / Mitrovica e Veriut
101. Dragica Tomoviq / profesoreshë e sociologjisë / Zubin Potok
102. Sllagjana Vulloviq / profesoreshë / Zubin Potok
103. Natasha Bjellica / profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë angleze / Mitrovica e
Veriut
104. Aleksandra Saviq / profesoreshë e gjeografisë / Zubin Potok
105. Zllatko Stojanoviq / Llapllasellë
106. Milan Bozhoviq / Bachelor në ekonomi / Zubin Potok
107. Millosh Mitroviq / profesor i gjuhës frënge / Zubin Potok
108. Marija Trikosh / profesoreshë e gjeografisë / Mitrovica e Veriut
109. Sanja Sovrlliq / gazetare / Leposaviq
110. Nedeljko Mijaçiq / pensionist / Zubin Potok
111. Vasillije Markoviq / inxhinier elektrik në pension / Zubin Potok
112. Sllagjana Vukashinoviq / Llapllasellë
113. Gjorgje Jelliq / elektrotenik i kompjuterit / Zubin Potok
114. Aleksandar Arsiq / inxhinier elektrik / Mitrovica e Veriut
115. Dragisha Kostiq / InTER / Zubin Potok
116. Ana Qup Marković / gazetare Gračanica Online dhe Prva TV / Graçanicë
117. Bojan Millosavljević / Aksioni për Zhvillim Social dhe Ekonomik / Leposaviq
118. Branisllav Vasoviq / Qendra Kulturore Rinore / Leposaviq
119. Mirjana Obradoviq / pensioniste / Zubin Potok
120. Jelena Prica / punëtore e administratës tatimore / Mitrovica e Veriut
121. Millica Prica / filologe dhe dizajnere / Mitrovica e Veriut
122. Marija Simunoviq / inxhiniere bujqësore / Zubin Potok
123. Anastasija Rakiq / inxhiniere bujqësore / Zubin Potok
124. Vasilka Voinoviq / Svet anđela / Mitrovica e Veriut
125. Marija Millenkoviq / InTER / Zubin Potok
126. Katarina Millosavleviq / studente / Rudar i Madh, Zveçan
127. Aleksandra Fiqoviq / studente / Rudar i Madh, Zveçan
128. Dobrinka Obradović / Teknik ndërtimi / Zubin Potok
129. Mishell Koneski / Master në menaxhment ndërkombëtar/ Leposaviq
130. Millica Millenkoviq / inxhiniere ndërtimi / Zubin Potok
131. Sasha Jovanoviq / Shoqata e familjeve të personave të zhdukur – Shtërpce
132. Verica Mijaçiq / profesoreshë e edukatës qytetare / Zubin Potok
133. Millica Markoviq / profesoreshë e biologjisë / Zubin Potok
134. Zorica Stankoviq / amvise / Partesh
135. Dragana Viqentijeviq / profesoreshë e kimisë / Zubin Potok
136. Andrijana Vllashkoviq / Bachelor në ekonomi / Zubin Potok
137. Snezhana Periq Bogdanoviq / koordinatore e projektit / Graçanica
138. Aleksandar Ratkoviq / inxhinier i arkitekturës / Mitrovica e Veriut
139. Danillo Radoviq / inxhinier profesional specialist i informatikës dhe shkencave
kompjuterike / Mitrovica e Veriut
140. Mirjana Bojoviq / Bachelor në juridik / Mitrovica e Veriut
141. Radolub Jakshiq / elektricist i impianteve / Zubin Potok
142. Millena Dabetiq / psikologe, Certifikatë evropiane në psikoterapi / Mitrovica e
Veriut
143. Nikollina Kllajiq / studente e shkencave politike / Mitrovica e Veriut
144. Marina Millentijeviq / studente e gazetarisë / Zveçan
145. Vladislav Qup / punonjës mediatik /Grçanicë
146. Millena Maksimoviq / punëtore mediatike / Radevë
147. Milladin Kostiq / pensionist / Zubin Potok
148. Dimitrije Mirkoviq / punëtor mediatik / Llapllasellë
149. Zorica Obradoviq / studente / Zubin Potok
150. Nikolla Millosavleviq / punonjës mediatik / Graçanicë
151. Nenad Cvetniq / teknik mjekësor / Zubin Potok
152. Bozhidarka Zhivkoviq / Shoqata e familjeve të personave të zhdukur –
Shtërpce
153. Dragan Peshakoviq / inxhinier ndërtimi / Leposaviq
154. Sunçica Andrejeviq / fotoreportere Alternativna / Uglarë – Fushë Kosovë
155. Marina Bozhoviq / profesoreshë e gjeografisë / Zubin Potok
156. Vllado Vukomanoviq / teknik i ekonomisë/ Zubin Potok
157. Nemanja Bozhoviq/ Bachelor në pedagogji / Mitrovica e Veriut
158. Vesna Kostiq / edukatore e kopshtit, pedagoge / Zubin Potok
159. Violleta Marinkoviq / Bachelor në ekonomi / Zubin Potok
160. Nemanja Obradoviq / inxhinier i elektroteknikës dhe informatikës / Zubin
Potok
Izvor :
Medija centar Čaglavica