Në emisionin e 424-të të Slobodno srpski ishte i ftuar analisti politik prof. Dr.Nexhmedin Spahiu. Në një intervistë me Budimir Ničić, Spahiu tha se zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të mbajtura së fundmi në veri të Kosovës ishin legale, por me pak legjitimitet.
„Legjitimiteti është i paktë jo vetëm për shkak që serbët nuk dolën për të votuar, por edhe për shkak që një numër shumë i vogël i shqiptarëve, nga ajo përqindje e vogël e shqiptarëve që jetojnë atje në veri, dolën për të votuar,“ tha Spahiu.
Ai konsideron që, sikurse boshnjakët dhe romët, të cilët gjithashtu kanë dalur në qendrat e votimit në një përqindje shumë të vogël, edhe shqiptarët nga veriu i Kosovës kanë qenë në një mënyrë të frikësuar.
„Unë e pyeta një shqiptar „përse nuk ke votuar?“, e ai ma ktheu: „paj po flitet për ndryshim të kufijve, kështu që serbët mandej do ta kenë atë listë dhe do të shohin që votova,“ ceku Spahiu.
Edhe pse situata është e ndërlikuar, sipas fjalëve të tij, qëllimi i këtyre zgjedhjeve ka qenë i natyrës politike në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd, i cili po zhvillohet në Bruksel.
„Do të thotë të vendoset flamuri i Kosovës në ndërtesat e komunave, këtyre katër komunave dhe pas kësaj sipas të gjitha gjasave do të ketë marrëveshje për të mbajtur sërish zgjedhje të jashtëzakonshme,“ tha ai.
Votimi në kontejnerë i detyruar
Spahiu shton se votimi në kontejnerë ishte një lëvizje e detyruar.
„Ka qenë problematike. Për shembull, ato zakonisht mbahen në shkolla, dhe çelësat e shkollave i mbajnë drejtorët nga Lista Serbe, e cila i bojkotoi dhe ata sipas të gjitha gjasave, supozohej se nuk do të jepnin çelësat për të hapur shkollat, dhe po të thyheshin dyert e shkollës kjo do të ishte një pamje e shëmtuar – ja si ndërhyn policia „shiptare“ nëpër shkolla, në shkollat serbe, ja ku i kanë thyer dyert. Dhe atëherë do të kishte një përshtypje tejet të pakëndshme, dhe për këtë arsye u vendos që të mos ishin në shkollat ku shkojnë nxënësit serbë dhe i gjetën ata kontejnerë. Edhe pse them se ato zgjedhje ishin vetëm një instrument që të ipen gjysmë milioni euro për vendosjen e flamurit të Kosovës,“ vlerëson Spahiu.
Megjithatë, ai nuk përjashton probleme dhe incidente të mundshme të sigurisë në terren.
„Unë mendoj se kjo megjithatë është e mundur. Pavarësisht nga ajo se çka është rënë dakord, megjithkëtë mund të ndodhë që dikush të bëjë filma, ashtu që të ketë të tregojë dikend që të bëj thirrje për paqe dhe gjëra të tilla. Unë ju bëj thirrje njerëzve që thjesht të mos marrin turr në gjëra të tilla, që të ruajnë veten, që të dijnë që megjithatë do të ketë marrëveshje dhe që presidenti Vučić, natyrisht kur të formohet Bashkësia e komumave me shumicë serbe, do të prezantojë se si ai e ka „çliruar“ popullin serb në Kosovë. Ja nuk i keni pasur, shqiptarët ua morën të gjitha edhe pushtetin, tani ne prapë e morëm. tani nuk ka më okupim, tani jeni këtu – ja jeni kthyer ne punë, ne kemi marrë institucionet, forcat speciale shqiptare nuk i keni aty, porse aty janë policët tanë,“ tha analisit Nexhmedin Spahiu, i ftuar në emisionin Slobodno srpski.