|
KONKURS për ndarjen e granteve nga Fondi për Mbështetjen e Mediave Minoritare, Multietnike dhe Grupeve Tjera Veçanta
Fondi për Mbështetjen e Mediave Minoritare, Multietnike dhe Grupeve Tjera Veçanta synon të mbështesë qëndrueshmërinë, profesionalizmin dhe pavarësinë editoriale të mediave të shkruara dhe elektronike në gjuhët e minoriteteve në Kosovë, mediat shumëgjuhëshe dhe mediat e grupeve të veçanta. Grantet e ndara nga ky fond, kanë për qëllim që të mbështesin zhvillimin e kapaciteteve të mediave, promovimin e gazetarisë profesionale, aftësimin e biznesit të qëndrueshëm medial dhe mbështetjen institucionale. Grantet do të stimulojnë zhvillimin kualitative të shërbimeve që këto media ofrojnë për komunitetet lokale në Kosovë, ndërsa pjesëtarëve të këtyre komuniteteve ua mundësojnë realizimin e të drejtës së informimit në gjuhët e tyre. Përmes mbikëqyrjes administrative të shpenzimit të granteve të ndara nga fondi, do të garantohet përdorimi i tyre për këto qëllime.
Kriteret e përgjithshme për ndarjen e granteve: Përmes procedurave të hapura konkurruese dhe përmes një vlerësimi profesional, dhe të paanshëm, Komisioni për Menaxhimin e Fondit për Mbështetjen e Mediave Minoritare, Multietnike dhe Grupeve Tjera të Veçanta, do të përzgjedhë një numër të caktuar të mediave minoritare, multietnike dhe mediave të grupeve të veçanta, që të jenë përfituese të granteve nga fondi.
Kriteret e përgjithshme për mediat që aplikojnë për grante
• Bartësit (pronarët) e frekuencave, botuesit apo producentët e pavarur që aplikojnë për grante, duhet të jenë qytetarë të Kosovës, dhe veprimtaria e tyre të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës dhe në shërbim të qytetarëve të Kosovës; • Demonstrojnë pranimin e shërbimeve të tyre informative, argëtuese dhe edukative, për një popullatë prej së paku 500 familjesh. Mediat e shkruara përjashtohen nga ky kufizim; • Të funksionojnë në pajtueshmëri me ligjin dhe rregulloret e Komisionit të Pavarur të Mediave, dhe të Kodit të Mediave të Shkruara që është aprovuar nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës; • Të demonstrojnë nivel të mjaftueshëm të aftësive profesionale dhe organizative për të menaxhuar një medium; • Të arsyetojnë se marrja e fondeve është e domosdoshme për mbështetjen e nivelit të shërbimeve të ofruara dhe se, njëkohësisht, do të zhvillojë qëndrueshmërinë financiare të mediumit si dhe të prezantojnë gjendjen e tyre financiare dhe funksionimin e tyre paraprak; • Producentët e pavarur, duhet të dëshmojnë marrëveshjen me ndonjë medium elektronik apo të shkruar për të transmetuar apo publikuar prodhimet finale të projekteve të tyre; • Projektet e propozuara duhet të përmbajnë programe informative, edukative, debatuese, argëtuese dhe dokumentare që janë në dobi të komunitetit. Fondi do të inkurajojë projektet e përbashkëta të mediave elektronike dhe të shkruara në gjuhë të ndryshme të qytetarëve të Kosovës; • Dinamika dhe mënyra e pagesës së grantit, si dhe raportimi i shpenzimit të grantit, do të rregullohet me marrëveshjen e veçantë për shfrytëzimin e grantit, në mes të Komisionit për Menaxhimin e Fondit dhe mediumit përfitues; • Mediat përfituese të granteve nga Fondi për Mbështetje të Mediave Minoritare, Multietnike dhe Grupeve Tjera të Veçanta nga konkursi i kaluar për ndarjen e granteve në vitin 2009, që kanë dështuar të dorëzojnë raportet, narrative dhe financiare, për shpenzimin e grantit do të diskualifikohen nga konkurrenca për të qenë përfitues në këtë raund!
Limitet e fondit (granteve):
• Mediumet kanë të drejtë të konkurrojnë me më shumë se një projekt, por vetëm një projekt mund të jetë përfitues i grantit nga Fondi; • Aplikuesi duhet të demonstrojë që minimum 15% të projektit do të financohet nga burimet vetanake. Në llogaritjen e pjesëmarrjes në financim, mund të përfshihen edhe kontributet jofinanciare në projekt, siç është koha e punës së stafit, puna e ekipit, shfrytëzimi mjeteve dhe aparaturës së nevojshme për realizimin e projektit; • Transmetuesit publik janë të përjashtuar nga e drejta për të qenë përfitues të granteve nga Fondi; • Shuma totale e granteve që do të ndahen në këtë raund është 87,043.97 euro; • Shuma e granteve individuale që do të ndahen në këtë raund, është 6,000 euro;
Mediumi aplikues duhet të paraqes dokumentacionin në vijim: 1. Formular i aplikimit dhe prezantimit të projektit për konkurrim duhet të plotësohet në gjuhë të kuptueshme, në formën sa më të përmbledhur dhe me të dhëna të sakta; 2. Shtrirja gjeografike e përhapjes së frekuencave, ku identifikohen së paku 500 familje pranuese të shërbimeve të mediumit që konkurron: a)Mediat transmetuese duhet të prezantojnë hartën e mbulimit të frekuencave; b)Mediat e shkruara duhet të prezantojnë tirazhin dhe planin e shpërndarjes. Mediat e shkruara nuk do të kenë kufizime në tirazh dhe shpërndarje, por një tirazh i konsiderueshëm dhe një shpërndarje e gjerë në komunitet do të merren në konsideratë; 3. Fotokopje të dokumenteve të identifikimit të pronarit ose editorit të mediumit (Letërnjoftimi ose pasaporta valide e Republikës së Kosovës). 4. Kopja e licencës për mediat elektronike dhe kopje të certifikatës së regjistrimit të biznesit ose OJQ-së (e vlefshme). 5. Një prezantim të stafit me CV-të e shkurtra profesionale. 6. Pasqyrë financiare e mediumit aplikues. (Gazetarët dhe producentët e pavarur nuk janë të obliguar) 7. Një shkresë përcjellëse e prezantimit të mediumit për gjuhët e transmetimit apo shkrimit, përqindjet e orareve transmetuese apo hapësirës së gazetës.
Sekretaria e Komisionit për Menaxhimin e Fondit do të evidentojë të gjithë aplikuesit deri në datën e fundit të përcaktuar për aplikim. Brenda 30 ditësh, nga data e mbylljes së konkursit, Komisioni për Menaxhimin e Fondit do të kontrollojë aplikacionet e dorëzuara dhe do të kontaktojë aplikuesit në rastet e mungesave në dokumentacionin e dorëzuar. Komisioni për Menaxhimin e Fondit ruan të drejtën për të kërkuar modifikimin e buxhetit të propozuar të projektit. Pas kësaj periudhe, Komisioni për Menaxhimin e Fondit, do të fillojë vlerësimin e aplikacioneve dhe përzgjedhjen e mediumeve përfituese. Aplikimet e vonuara dhe të pakompletuara nuk do të shqyrtohen.
Formularin për aplikim mund ta merrni në www.kryeministri-ks.net !
Afati për aplikim fillon nga data e publikimit, 14 shtator, dhe do të zgjasë 30 (tridhjetë) ditë, deri më 14 tetor, ne ora 16:00. Aplikuesit duhet të paraqesin dokumentet e tyre në Bulevardi Nëna Terezë, Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, Kati i parë, Zyra Nr.102. Personi i kontaktit, Fatmire Ibrahimi,
Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë
;
Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë
. Telefon: 038 201 148 03, 038 201 146 25 .
Preuzimanje
| File | Përshkrimi | File size |
Formulari | Formulari | 252 Kb |
|