Login
Koha
| Markus Bentler |
|
LTG Markus J. Bentler lindi më 16 maj 1953 në Paderborn, Gjermani. Ai është komandant i forcave të KFOR-it. Karriera e tij ushtarake filloi më 1 korrik 1972, kur u fut në ushtri në Forcat e Armatosura Federale, Armata (këmbësoria). Deri në vitin 1974, ai kompletoi trajnimin si kandidat për oficer. Në vitin 1974 ai filloi studimet e tij në universitetin e Forcave të Armatosura Federale në Hamburg, shkencat sociale dhe diplomoi në vitin 1977. Nga viti 1977 - 1984, ai kreu detyra si udhëheqës togu dhe komandant kompanie. Nga viti 1984 - 1986, ai kreu Kursin e Personelit të Përgjithshëm, Kolegji i Forcave të Armatosura Federale. Detyrat tjera përfshijnë Divizioni G2 i Këmbësorisë së Mekanizuar, 1986 - 1987; Brigada e Blinduar G3, 1987 - 1989; dhe Zëvendës i Atashesë së Armatës në Ambasadën Gjermane, Uashington DC, 1989 - 1992. Ai u bë Komandant i Batalionit të Këmbësorisë së Mekanizuar dhe shërbeu në këtë detyrë gjatë viteve 1992 - 1994, dhe shërbeu si Asistent i Shefit të Degës, Trupat e Forcave të Armatosura, MOD, Bon, 1994 - 1996. Nga korrik 1996 – qershor 1999, ai ishte Shef i trupave personale të Shefit të Mbrojtjes. Ai vijoi ligjëratat në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare/Kolegjin e Luftës Kombëtare, Uashington DC, qershor 1999- qershor 2000, ku fitoi titullin i Diplomuar i Dalluar (magjistratura). Nga qershori 2000 – mars 2001 ai ishte caktuar në Komandën e Forcave të Armatosura Gjermane në Koblenc. Ai komandoi Brigadën e 23-të Këmbësorisë Malore nga viti 2001 deri 2004 – gjatë kësaj detyre, ai shërbeu si Komandant i Brigadës Shumëkombëshe Jugperëndim, me seli në Prizren, Kosovë (dhjetor 02 – qershor 03) dhe më vonë u bë komandant i Shkollës së Oficerëve të Armatës në Drezden (2004). Është laureat i dekoratave të shumta ushtarake, bexhave dhe shiritave. Përveq kësaj, ai është shpërblyer me Kryqin e Artë dhe të Argjendtë Gjerman të Nderit të Forcave të Armatosura Federale, Medalen e Bronztë Gjermane për Detyra të Huaja të KFOR-it dhe shpërblimin italian "La Croce commemorativa per la Missione militare di pace KOSOVO" (Kryqi Përkujtimor për Misionin Ushtarak Paqeruajtës në Kosovë). Ai është i marutar, dhe detyra e tij e fundit ishte si komandant i Divizionit të 10-të të Blinduar në Sigmaringen (2006 - 2009). |


































































































