Login
Koha
| Nesrin Lushta |
|
Nesrin Lushta lindi më 6.12.1957. Ka diplomuar në vitin 1982 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.Ajo ështe kryetare e Komisionit qendror zgjedhor. Përvoja në fushën profesionale: 1982 – 1983 praktikante në Prokurorinë Publike të Qarkut në Mitrovicë; 1983 – 1984 bashkëpunëtore profesionale në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë; 1984 – 1992 gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë; 1992 – 1998 avokate; 2000 – 2001 gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë; 2001 – 2004 bashkëdrejtuese vendore në Institutin Gjyqësor të Kosovës në Prishtinë; 2004 – 2008 gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë. Prej 25 korrikut 2008, punon gjyqtare në Gjykatën Supreme të Kosovës në Prishtinë.Përvoja të tjera: nga viti 2004, deri më 2006, Anëtare e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës; 2004: konsultante e Fondacionit "Terre des Hommes", që merret me drejtësinë e të miturve; 2005 eksperte ndërkombëtare në projektin "Ndihma teknike për përkrahjen e themelimit të Institutit të gjyqësisë" në Shkup/Maqedoni; 2007/2008 konsultante e UNICEF-it në lëmin e Drejtësisë së të miturve. Nga viti 2006, është Sekretare e Shoqatës Ndërkombëtare të Gjyqtarëve për të Mitur dhe Gjyqtarëve për çështjet familjare, me seli në Gjenevë/Zvicër. Kontakti: +377 44 166 018, Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë |


































































































