Login
Koha
| Merita Berisha |
|
Merita Berisha lindi më 10.08.1963. Ajo është mjeke me profesion. Është shefe e Depatamentit të Mjekësisë Sociale, Observatoriumit për Nënë dhe Fëmi/Institutit për Shëndet Publik (IPSHP); Kryeson katedrën për Parandalim – fakulteti i mjekësisë, universiteti i Prishtinës, po ashtu në krye të katedrës së studimeve të doktoraturës, fakulteti i mjekësisë, UP. Punët e rëndësishme në të kaluarën: Profesoreshë ndihmëse e Mjekësisë Sociale, universiteti i Prishtinës – fakulteti i Edukimit, 2004-2007; profesoreshë ndihmëse e Statistikës dhe Mjekësisë Sociale, shkolla e Shëndetit Publik-Instituti i Shëndetit Publik, 2001-2002; asistente e Statistikës dhe Mjekësisë Sociale, universiteti i Prishtinës-fakulteti i mjekësisë, 1990-2002; specialiste e Mjekësisë Sociale, Shefe e Institutit për nënë dhe fëmi, Instituti i Shëndetit Publik/Departamenti i Mjekësisë Sociale, 1988 –2002. Ishte pjesëmarrëse në simpoziume të ndryshme, kongrese dhe ngjarje tjera profesionale dhe shkencore, grupe punuese, publikime dhe prezantime të punimeve profesionale dhe shkencore në Kosovë dhe jashtë saj. Diplomoi në fakultetin e mjekësisë të universitetit të Prishtinës 1987, specialiste e Mjekësisë Sociale të Institutit të Shëndetit Publik në Prishtinë, 1999, magjistre e shkencave mjekësore të fakultetit të mjekësisë – universiteti i Prishtinës. Është e martuar dhe i ka katër fëmijë.
|


































































































