Login
Koha
| Doina Bologa |
|
Doina Bologa u lind në Rumani. Ajo është drejtuese e Operacioneve, zyra e UNFPA-së në Kosovë. Pozitat e rëndësishme të mëparshme: Zëvendëse e Përfaqësuesit të UNFPA-së në Uzbekistan, e cila përfshinte Kazakistanin, Kirgistanin, Taxhikistanin dhe Turkmenistanin. Asistente e Përfaqësuesit të UNFPA-së në Rumani, Udhëheqëse e Departamentit për Maternitet dhe fëmijë në Ministrinë e Shëndetësisë, Rumani; Specialiste e lartë e obstetrisë dhe gjinekologjisë. Ajo ishte bashkë-autore e studimeve të ndryshme për shëndetin reproduktiv në Rumani dhe bashkë-autore në hulumtimin: Vendosja e urave midis ICPD-së dhe MDG-ve në nivelin e vendit dhe të komuniteteve në Rumani. Diplomoi mjekësinë dhe specializoi si obstetre/gjinekologe e lartë: fakulteti i mjekësisë në Bukuresht, Rumani; magjistroi në "Menaxhimi i shërbimeve shëndetësore dhe sociale" – universiteti i Bukureshtit, fakulteti i shkencave shoqërore. Është e martuar dhe ka dy vajza. I pëlqen literatura dhe filmat artistik. |


































































































