|

Justina Shiroka-Pula u lind më 20.12.1953. Ajo është Ministre e Energjisë dhe Minierave. Pozitat e saj të mëparshme: 2006-2007: Universiteti Mbretëror Iliria; 2007: Kolegji Universitar Fama; 2003- 2004: Ligjëruese në universitetin e Europës Juglindore, Tetovë, Maqedoni; 2001- 2002: Menaxhere e projektit, Qendra e Biznesit Pejë (e formuar nga SAH – Qendra Zvicerane për asistencë për punësim); 2002- Këshilltare regjionale, STAR NETWORK SEE; 2002- Këshilli për Marrëdhënie Ndërkombëtare (Oda Ekonomike e Kosovës); 2002- Kryesuese e Bordit të MSc, Menaxhimit të Kujdesit Shëndetësor, fakulteti i ekonomisë dhe fakulteti i mjekësisë, financuar nga Bashkimi Europian); 1999-2000- shefe e Departamentit të matematikës dhe statistikave, fakultetit i ekonomisë, Universiteti i Prishtinës; 1998- Ligjëruese në studimet post-diplomike në menaxhment, universiteti i Prishtinës; 1994-1999- Ligjëruese në fakultetin e ekonomisë, universiteti i Tetovës, Maqedoni; 1979- Ligjëruese inordinare, fakulteti ekonomik, universiteti i Prishtinës; 1976- Banka Popullore e Kosovës.
Ishte pjesëmarrëse në disa aktivitete hulumtuese dhe projekte, pjesëmarrëse në disa simpoziume dhe projekte ekspertësh. Pas vetes ka mjaft vepra të botuara, punime shkencore, por edhe publikime, dhe anëtarësi në disa borde të ndryshme. 2003 deri tani: anëtare e Aleancës Ndërkombëtare të Grave - TIAW. 2002 deri tani: anëtare e Grupit Punues, Iniciativa Kombëtare e Kosovës për Barazi Gjinore.
Ekonomiste e diplomuar, fakulteti ekonomik, 1976, universiteti i Prishtinës; 1984 – Magjistre e shkencave, fakulteti ekonomik, universiteti i Zagrebit; 1997 – titulli i doktorit të shkencave ekonomike, fakulteti ekonomik, universiteti i Prishtinës.
martuar dhe ka katër fëmijë. Ajo e pëlqen pikturimin dhe luan në piano.
|