Login
Koha
| Zhivojin Rakoçeviq |
|
Zhivojin Rakoçeviq u lind në Moraçë në vitin 1973. Ai është poet dhe gazetar. Kreu fakultetin filozofik – dega e gjuhës dhe letërsisë serbe. Pas përfundimit të studimeve punoi si asistent në fakultetin filozofik në Prishtinë në lëndën Letërsia e përgjithshme. Ishte iniciator dhe redaktor i gazetës së studentëve „Potpis“ (Nënshkrimi). Në periudhën prej vitit 2001 deri 2009 punoi si redaktor i radios KIM në Çagllavicë dhe si kryeredaktor përgjegjës i Glasa juga (Zëri i jugut). Është autor i këtyre përmbledhjeve të poezive: Bogu dušu (Zotit shpirtin), Bog je neće (Zoti nuk e do atë) 1994, Žitije kamena (Drithëra guri) 1996, Čekajući metastazu (Duke pritur metastazën) 1997, Povratak u katakombe (Kthimi në katakombe) 1998. Zhivojin Rakoçeviq është fitues i „Shpërblimit të Vidovdanit për poezi" dhe shpërblimit „Millan Pantiq" për gazetari hulumtuese dhe guxim në raportim gjatë pogromit të serbëve në Kosovë në vitin 2004. |


































































































