|

Ratko Popoviq lindi më 1947 në Graqanicë. Ai është shkrimtar. Ka punuar në një shkollë në Graqanicë, ku për një kohë ka qenë në funksion të drejtorit. Por, ai e braktisi punën e punëtorit arsimor dhe filloi të punojë në Bibliotekë në Prishtinë. Atëherë krijoi romanin "Kukavičji snijeg"(Bora e qyqes) , të cilin e boton në vitin 1992. Një nga sukseset më të rëndësishme në punën e Ratkos, përveq shkrimit, është që ai mbledh dhe boton punimet e krijuesve të rinj ku e mban një kontinuitet qe disa vite. Ratko Popoviq është një nga iniciatorët dhe organizatorët e "Nedelje Kulture" (Java e kulturës). Midis punimeve të tij të shumta të botuara dallohen: Drame (Drama) (1977), Nedovršeni čin (Akti i papërfunduar) (1982), romani Kukavičji snijeg (1992) (Bora e qyqes), Kome dižem dom (Kujt po ia ngre shtëpinë) (1995), Daleko nam kuća (Larg e kemi shtëpinë) (1998), Kazujem Kosovo (Rrëfej Kosovën) (2001), Nad Goraždevcem čudesa (Çudira mbi Gorazhdec) (2003), Sveti Pantelejmon prekori stražare (Shën Pantaleoni i qortoi rojtarët) (2004). Popoviq ka përgatitur edhe antologji midis të cilave janë edhe Strašni sud (Gjyqi i tmerrshëm), Gračanička dobroglasna zvona (Kambanat me zë të mirë të Graqanicës), Dečanska riznica stihova (Thesari i vargjeve të Deqanit), Slava knezu Lazaru (Lavdi Princit Llazar), e të tjera.
Disa nga shpërblimet më të rëndësishme janë: ka marrë emblemat e arta të Bashkësisë Kulturo-Arsimore të Serbisë në vitin 1978 dhe 1980, pastj pasoi shpërblimi për letërsi "Srpska duhovna riznica" (Thesari shpirtëror serb), pastaj shpërblimi për letërsi Diploma e Graqanicës (1998), diploma Srbolub Mitiq (1999) për romanin Daleko nam kuća (Larg e kemi shtëpinë). Laureat i shpërblimit të Vukut, diploma Pesničko uspenije (2001), plaketa e Shoqatës së shkrimtarëve të Serbisë (2006) dhe shpërblimit poetik Llazar Vuçkoviq (2007).
|