|

Pieter Cornelis Feith u lind më 09.02.1945 në Rotterdam. Nacionaliteti: Holandez. Përvoja profesionale: 2007: Drejtues i Operacioneve Civile për të gjitha Operacionet civile të ESDP-së për Menaxhimin e Krizave, Ushtrues detyre i Drejtorit të Planifikimit Civil dhe Aftësisë së Administrimit të BE-së. 2005-2006: Shef i misionit monitorues të BE-së në Aceh (AMM) Indonezi. 2005: Shef i ekipit të ekspertëve të BE-së për Irak. 2004: Përfaqësues Personal i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Havier Sollana, për Sudan/Darfur. 2001-deri tani: Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkimit Evropian, Zv. Drejtor i përgjithshëm për çështje politiko-ushtarake. 1995-2001: Organizata e Paktit të Atlantikut Verior (NATO) / Përfaqësues personal i Sekretarit të Përgjithshëm Lordit Robertson për Jugosllavi, drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit të Krizave dhe Operacioneve, Shef i Task Forcës për Ballkan, Këshilltar Politik i Komandantit të Forcës Ndërkombëtare (IFOR) Bosnje e Hercegovinë. 1970-1995: Shërbimi Diplomatik i Holandës.
Ai diplomoi në M.A. të Shkollës Juridike Fletcher dhe Diplomacisë në Medford, Mass., SHBA (1970) Specializim në Shkencat Politike, universiteti i Llozanës, Zvicër (1968).
|