Login
Koha
| Zenun Pajaziti |
|
Zenun Pajaziti u lind më 12.09.1966 në Gjilan. Ministër i punëve të brendshme është funksioni të cilin e kryen prej janarit të 2008. Është anëtar udhëheqës i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai është po ashtu kryetar i Këshillit të Federatës së hendbollit të Kosovës dhe zëvendës-kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës. Prej 11/1999 deri 03/2000 punoi si koordinator për zhvillimin e programit në OJQ-në ndërkombëtare „International Medical Corps“. Që nga viti 2000 ishte anëtar i Bordit Këshilldhënës të Iniciativës Kosovare „ Së bashku“, OJQ-së e cila i ka mbikqyrur aktivitetet e funksionimit të qendrës rinore në Kosovë. Në mars 2000 u emërua bashkë-menaxhues i Departamentit për sport të Strukturës së Përbashkët të Përkohshme Administrative (SPPA), e cila ishte bordi më i lartë këshilldhënës i UNMIK-ut. Pas kësaj, në nëntor 2000 u emërua në pozitën e kryesuesit të Departamentit. Në vitin 2004 hyri në Qeverinë e Kosovës dhe punoi në kabinetin e Kryeministrit – si shef i zyrës së Qeverisë për ndërlidhje me UNMIK-un dhe Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm dhe koordinator për standarde. Në vitin 2005 u kthye të punojë për OJQ-në Iniciativa kosovare „Së bashku” si drejtor ekzekutiv. Gjatë viteve 2005 - 2007 po ashtu punoi si këshilltar për „Public Administration International“, i kyçur në çështjet e mbështetjes së integrimeve evropiane dhe procesit të standardeve.
|


































































































