Login
Koha
| Ramë Manaj |
|
Ramë Manaj u lind më 24 korik 1954 në fshatin Gllarevë – komuna e Klinës në Kosovë. Që nga 10 janari 2008 gjendet në pozitën e zëvendës-kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Momentalisht është anëtarë i Komisionit Kushtetutes dhe anëtar i Komisionit të Republikës së Kosovës për simbole. Aktiviteti i tij politik në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) fillon që nga viti 1990. Fillimisht ishte kryetar i nëndegës dhe anëtar i kryesisë së degës së LDK-së në Klinë, pastaj anëtar i këshillit të përgjithshëm, anëtar i kryesisë qëndrore dhe sekretar i përgjithshëm. Momentalisht kryen funksionin e sekretarit të përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ka qenë kryetar i Kuvendit Komunal të Klinës në periudhën 2001-2006, ndërsa gjatë viteve 1982 – 1990 ka qenë drejtor i administratës në kompaninë e boksitit në Klinë. Ramë Manaj gjatë karierës së tij ka qenë edhe gazetar në vitet 1977 – 1979 në atëbotë të vetmen gazetë të përditshme “Rilindja”.
|


































































































