Login
Koha
| Mahir Yagcilar |
|
Mahir Yagcilar u lind më 06.05.1961 në Prizren. Tani është ministër për mjedis dhe planifikim hapësinor. Funksionet e tij në Kuvendin e Kosovës përfshijnë: anëtar i kryesisë së Kuvendit të Kosovës, 2006; zëvendësi i dytë kryesor në komisionin për ekonomi, tregti, industri, energjetikë dhe telekomunikacion; po ashtu zëvendës i dytë kryesor në komisionin për të drejta dhe interesa të komuniteteve dhe kthim; anëtar i komisionit për rregullore të punës së Kuvendit; përfaqëson partinë politike me emrin Partia Turke Demokratike e Kosovës (PTDK). Kryetar i PTD-së nga viti 2000. Ka qenë: deputet në mandatin e parë dhe të dytë në Kuvendin e Kosovës, 2001-2007; anëtar i Këshillit Tranzitor i Kosovës, 2000-2001; udhëheqës në N.P. “Kosovatrans” Prizren, 1984-2001; Kryetar i Grupit Parlamentar “6+”; anëtar aktual i Komisionit Kushtetues.
Është i martuar dhe ka dy fëmijë. |


































































































