|

Jakup Krasniqi u lind më 01.01.1951 në Fatos – komuna e Gllogovcit në Kosovë. Tani jeton në Prishtinë. Në pozitën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës është nga 09.01.2008. Funksionet e tij të mëparme ishin: nga 1991-1999 ishte anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Gllogovc; deputet i Parlamentit të pakonstituar të Kosovës gjatë viteve 1992-1998; në vitet 1998-1999 ishte zëdhënës i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), anëtar i Shtatmadhorisë dhe anëtar i udhëheqësisë politike; gjatë viteve 1998-2003 ishte sekretar i përgjithshëm i Partisë për Prosperitet Demokratik të Kosovës (PPDK), respektivisht Partisë Demokratike të Kosovës (PDK); Ministër për rindërtim dhe zhvilim 1999-2000; 2001- deputet, përbërja e I; Ministër për shërbime publike në Qeverinë e Kosovës, 2002-2004; tetor 2004, deputet, përbërja II në Kuvendin e Kosovës; shef i GD PDK; nëntor 2007, deputet, përbërja e III; tetor 2005 – përsëri u zgjodh për shef të GD PDK-së; nga nëntori 2005 është anëtar i GPP nga radhët e PDK-së.
Në periudhën 1972-1981 dhe 1991-1998 punoi si arsimtar në disa shkolla në komunën e Gllogovcit. Botoi shkrime publike politike dhe shkencore në revistat ditore, periodike dhe shkencore. Botoi edhe veprat “Kosovo u istorijskom kontekstu” (Kosova në kontekstin historik) 2005, “Veliki zaokret – Oslobodilačka vojska Kosova” (Kthesa e madhe – Ushtria Çlirimtare e Kosovës) 2006, dhe “Drugačiji rat za Kosovo” (Luftë e ndryshme për Kosovën) 2007. Ishte i burgosur politik gjatë viteve 1981-1991.
Në fakultetin filozofik të universitetit të Prishtinës diplomoi në drejtimin e historisë në vitin 1976 si dhe kreu studimet post diplomike në të njëtjin drejtim në vitin 1999. Magjistroi në uiversitetin e Kosovës në temën „Politički pokret i oružani otpor na Kosovu 1991 – 1999” (Lëvizja politike dhe rezistenca e armatosur në Kosovë 1991 – 1999).
Është i martuar dhe ka katër fëmijë.
|