Login
Koha
| Dragomir Kariq |
|
Dragomir Kariq, akademik, doktor i ekonomisë dhe filozofisë, u lind më 21 tetor 1949 në Pejë. Një nga pronarët e kompanisë multinacionale “Braća Karić” (Vëlezërit Kariq), të themeluar në vitin 1763. Në vitin 1972 diplomoi në fakultetin e shkencave organizative të Universitetit të Beogradit. Nga viti 1988 jeton dhe punon në Moskë (RF). Në vitin 1993 u zgjodh anëtar i Akademisë së shkencave bujqësore të Ukrainës në Kiev. Disertacionin e doktoraturës e mbrojti në vitin 1994 në Institutin e Ekonomisë Agrare pranë Akademisë së Shkencave Agrare të Ukrainës dhe mori titullin doktor i filozofisë dhe ekonomisë. Është profesor nderi i fakultetit sociologjik MGU Lomonosov në Moskë, kryetar dhe themelues i Universitetit ndërkombëtar për biznes dhe menaxhment në Moskë, profesor i rregullt i Akademisë për tregti dhe veprime bankare “Danica dhe Janiqije Kariq” në Pejë, profesor i rregullt në pranë Institutit për ekonomi agrare pranë Akademisë së shkencave agrare të Ukrainës. Përveq kësaj, është udhëheqës i laboratorit ndërkombëtar për agrobiznes në Kiev dhe anëtar i redaksisë së revistës “Ekonomika, ligji dhe tregu”, e cila botohet në Kiev. Është autor i shumë librave. Libri i tij “Preduzetnički marketing” (Marketingu ndërmarrës), është i botuar në gjuhën ruse, serbe, ukrainase dhe angleze, kurse punime të tij të shumta janë botuar në revistat ndërkombëtare. Në vitin 1996, zoti Dragomir Kariq u zgjodh si anëtar i Akademisë së Shkencave Shoqërore RF të Moskës dhe me vetë këtë fakt mori titullin e Akademikut të Akademisë së Shkencave Shoqërore RF. Laureat i mirënjohjeve të shumta shtetërore dhe çmimeve të Jugosllavisë dhe vendeve tjera, si dhe çmimeve të shumta të kishës ortodokse serbe dhe ruse.
Është i martuar me Hafën dhe ka katër fëmijë. |


































































































