|

Sërgjan Sentiq u lind në Gjilan më 16 qershor 1979, RFJ. Ai është Këshilltar i lartë i Kryeministrit në Qeverinë e Kosovës.
Para këtij funksioni, zoti Sentiq shërbeu si Këshilltar i lartë i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovë, puna e të cilit ishte e fokusuar në ofrimin e këshillave strategjike për të drejtat e minoriteteve dhe kthimin e personave të zhvendosur në Kosovë. Në punën e tij prej një dekade nëpër institucione ndërkombëtare qeveritare (OSBE, UN-HABITATI, UNOPS, ICRC, UNDP/EC dhe UNMIK), z. Sentiq punoi si zyrtar juridik dhe shef i Drejtoratit të OKB-së për çështje pronësore dhe të banimit të zyreve lokale në Serbinë jugore dhe Maqedoni ku ai fitoi përvojat e tij të para menaxheriale dhe diplomatike duke negociuar si me Qeverinë e Serbisë ashtu edhe me atë të Maqedonisë për hapjen e zyreve. Ai është anëtar i Këshillit konsultativ për komunitete dhe Mekanizmit qëndror për shqyrtim. Z.
Sentiq është jurist i diplomuar. Është i martuar me Kalinkën dhe ka një vajzë, Kasijën. Kontakti:
Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë
|