Login
Koha
| Dushan Janjiq |
Dushan Janjiq, i lindur më 28 mars 1950, në Vrajë, Serbi. Këshilltar shkencor – Qendra për hulumtime sociologjike, Instituti i shkencave shoqërore. Diplomoi në fakultetin juridik të universitetit të Beogradit (1973), magjistroi (1997) dhe doktoroi (1987), në të njëjtin fakultet me temën e përcaktimit teorik të nocionit “Nacija” (kombi). Është i specializuar për sociologji dhe hulumtime të teorisë së nacionalizmit, raporteve etnike dhe mbrojtjes së pakicave. Pjesëmarrës në rreth 200 konferenca ndërkombëtare shkencore. Është autor i më shumë se 100 publikimeve të botuara (librave, artikujve, etj.) midis të cilave janë edhe këto: Çështja e hapur e kombit, Beograd, 1980; Fjalori i "nacionalistit", Beograd, 1986, dhe botimi i dytë i ndryshuar, 1988; Përcaktimi i kombit (Analiza e "elementeve konstitutive" të definimit të kombit, përpjekje e përcaktimit sintetik të kombit), punimi i doktoraturës, Beograd, 1987; Shteti dhe kombi, Zagreb, 1988; Kombi – Çka është kjo?, Beograd, 1993; raporti për gjyqësinë, aspekteve sociologjike dhe politike të politikës nacionale dhe mbrojtjes së pakicave në Republikën Federale të Jugosllavisë, Trento, l993; Bosnja dhe Hercegovina midis luftës dhe paqes, Instituti i shkencave shoqërore dhe forumi për marrëdhënie etnike, Beograd, 1972 (botimi në gjuhën angleze dhe spanjolle); Ish-Jugosllavia: Nga lufta deri te paqja, Valenicia, 1993; Konflikti apo dialogu. Marrëdhëniet serbo-shqiptare dhe integrimi i Ballkanit (në gjuhën serbe, shqipe dhe angleze), Suboticë, Prishtinë, 1994; Serbia midis të kaluarës dhe të ardhmes (në gjuhën serbe dhe angleze), Beograd, 1995 dhe 1997; Konfliktet etnike dhe pakicat në shoqërinë multietnike, Norrkoping, 2002; Kosova midis konfliktit dhe dialogut. Konflikti etnik dhe kriza e identitetit: Rasti i marrëdhënieve serbo-shqiptare, Forumi për raporte etnike, Beograd, 2003, Shënime nga Serbia, Beograd, 2006; Eksperimentet për Kosovën, Beograd, 2007; një nga autorët e analizës politike “Statusi i Kosovës dhe implikacionet e tij”, Forli, Itali, 2008. Anëtar i shoqatave të shumta profesionale, dhe midis tyre janë edhe: Lidhja e Sociologëve të Serbisë; Shoqatat për shkenca politike të Serbisë; Shoqata ndërkombëtare për pakica dhe studime regjionale; Shoqëria ndërkombëtare për studimin e ideve (ISSEI), Rrjeta ndërkombëtare e Evropës dhe Ballkanit, Bolonjë, Itali; Asociacioni i studimeve ndërkombëtare nordike (NISA); Asociacioni ndërkombëtar për menaxhimin e konflikteve (IACM); Rrjeta e studimeve etnike (ESN). Themelues dhe koordinator i Forumit për marrëdhënie etnike; themelues dhe sekretar i parë i përgjithshëm i lëvizjes evropiane në Serbi; anëtarë i Këshillit të Akordit Etnik – Projekti për marrëdhënie, Prinsëton, SHBA; Kuvendi shoqëror i Helsinkit. Anëtarë i SK-së së Serbisë (1968 – 1988), themelues dhe nënkryetar i Socialdemokracisë (1997 – 1999). Redaktor i revistave dhe botimeve të shumta. |






Dushan Janjiq, i lindur më 28 mars 1950, në Vrajë, Serbi. 


























































































