Login
Koha
| Sllobodan Vujiçiq |
Sllobodan Vujiçiq, i lindur më 06.12.1970 në Prishtinë, Serbi. Kryetar i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës. Ka punuar në njësinë për distribuim të energjisë elektrike në Prishtinë si referent për punë dhe marrëdhënie të punës. Më heret ka luajtur profesionalisht basketboll dhe atë ka luajtur për klubin e basketbollit “Kosovo Polje” (Fushë Kosovë). Vizita e parë zyrtare në Kosovë e një delegacioni të lartë të Malit të Zi ka është bërë me thirrjen dhe meritën e Sllobodanit si kryetar i UDCK-së. Në emër të UDCK-së lufton për njohjen e entitetit malazez në Këshillin Konsultativ të komuniteteve në Kosovë dhe përfaqëson qëndrimin e Kryetarit të Malit të Zi, Fillip Vujanoviq, që para vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Prishtinën duhet të njihet pakica malazeze në Kosovë dhe të sigurohen kushtet për kthimin e banorëve jo-shqiptarë nga Mali i Zi në Kosovë. Është plotësisht i përkushtuar qëllimit të përcaktuar, d.m.th kthimit të kombit malazez në Kushtetutën e Kosovës dhe barazimit të komunitetit malazez me komunitetet tjera në Kosovë. UDCK është anëtarë i shoqatës së malazezëve të Evropës, me aspiratë që të bëhet anëtarë i shoqatës së malazezëve të botës. E ka kryer shkollën e mesme ekonomike në Prishtinë. Është i divorcuar, baba i dy vajzave binjake, Jellenës dhe Ksenisë. Hobi e ka sportin, në vendin e parë është basketbolli, por edhe futbolli e të ngjashme. Ka qenë organizator i kampit të parë multietnik të basketbollit në Kosovë në koordinim me Federatën Basketbollistike të Kosovës. Kontakti: +377 44 845 200, +381 64 055 09 07, +382 68 680 142; Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë |






Sllobodan Vujiçiq, i lindur më 06.12.1970 në Prishtinë, Serbi. 


























































































