|
Behxhet Brajshori, u lind në Sharban – Prishtinë.
Zëvendës Ministër i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës. Funksionet e tij profesionale ishin: Enti për Planifikim të Zhvillimit Ekonomik të Kosovës - Bashkëpunëtor i lartë shkencor për energjetikë dhe metale me ngjyra (1983 – 1990); Bashkëkryesues i Departamentit për Shërbime Publike (2000-2001); Ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Çështjes Jorezidente, (mars 2002 – dhjetor 2004); Zëvendës Ministër i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, (mars 2006 – dhjetor 2007); Instituti Ekonomikë në Prishtinë - Hulumtues i pavarur (1999-2005); Deputet i Kuvendit të Kosovës në dy mandate (2001 – 2004), (2004- 2007), dhe anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa. Ekipi i Ekspertëve në kuadër të Ekipit Negociator - Ekspert i Ekonomisë (2006-2007); Zëvendës Ministër i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, (dhjetor 2008 – e tutje). Autor dhe bashkautor i shumë punimeve shkencore nga fusha e shkencave ekonomike. Artikuj të botuar shkencor nga fusha e ekonomisë. Fakulteti Ekonomik, Ekonomist i diplomuar 1982, Magjistër i Shkencave Ekonomike 1990; Akademia Diplomatike Shqiptare në Tiranë. I martuar.
|