|
Numan Baliq, i lindur më 20.12.1958 në fshatin Zminac, Bijelo Polje (Mali i Zi).
Jeton në Vitomiricë që nga viti 1963. Kryetar i PAD (SDA) të Kosovës, deputet në Kuvendin e Kosovës, anëtar i komisionit për të drejta dhe interesa të komuniteteve. Kryetar i PAD-it që nga formimi i saj në vitin 1990. Ka qenë ministër i Qeverisë së Bukoshit në ekzil; anëtar i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës 1999/2000; anëtar i Këshillit Tranzitor të Kosovës, të cilin e ka drejtuar Përfaqësuesi Special Kushner 1999/2001; Ministër i shëndetësisë në Qeverinë e parë të pasluftës në Kosovë prej 05.03.2002 deri 05.03.2003 kur u zëvendësua në mënyrë joligjore nga ana e Kryeminsitrit të atëhershëm Rexhepi, në kundërshtim me Marrëveshjen për formimin e Qeverisë dhe të drejtës së PSSP-së (Kushnerit), i cili i vetmi ka mund të bëjë një gjë tillë. Ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës në të tri mandatet në vitet 2001, 2004, 2007. Sukseset më të mëdha: zgjedhjet e vitit 2001 kur PAD-i, si forcë kyçe në koalicionin “Vatan”, fitoi vendin e pestë në Kosovë, katër mandate të deputetëve dhe ministrinë e shëndetësisë në Qeveri. Për momentin është duke shkruar një roman “Putovanje” (Udhëtimi), i cili do të botohet në fillim të majit të këtij viti. Shkollën fillore e kreu në Vitomiricë, gjimnazin në Pejë, fakultetin e mjekësisë në Beograd, kurse specializimin në urologji dhe kirurgji në Sarajevë dhe Prishtinë. Është i martuar me bashkëshorten Jasminën dhe ka tetë fëmijë. Jeton në pronën e tij në Vitomiricë. Gjithnjë e më tepër po merret me shkrime dhe praktikon besimin si besimtar i fesë muslimane. Kontakti: +377 (0)44 139044 ; +381 (0)63 8786415;
Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë
|