|
Dragan Janjiq u lind në vitin 1955 në vendin Llopare (Bosnje dhe Hercegovinë). Diplomoi në fakultetin filologjik në Beograd (seksioni për gjuhë dhe letërsi serbe). Me gazetari filloi të merret kah fundi i viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar. Është iniciator i formimit të sindikatës së pavarur të gazetarëve në agjensionin Tanjug. Nga viti 1992, me një grup kolegësh, filloi përgatitjet për formimin e agjensionit të pavarur të gazetarëve. Me gazetari merret që nga fundi i viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar. Është iniciator i formimit të sindikatës së pavarur të gazetarëve në agjensionin Tanjug. Që nga viti 1992, me një grup kolegësh, filloi përgatitjet për formimin e agjensionit të pavarur të gazetarisë. Projekti u realizua në vitin 1994, kur filloi punën agjensioni gazetar Beta, kryeredaktori i së cilës ishte ai deri në dhjetor 2000. Është një nga themeluesit e shoqatës së pavarur të gazetarëve të Serbisë dhe në disa raste, anëtarë i këshillit ekzekutiv të NUNS-it. Anëtarë i ekipit i cili e inicoi dhe i grupit që pastaj e shkroi kodeksin e ri që u aprovua në NUNS dhe në shoqatën e gazetarëve të Serbisë (UNS). Ka qenë anëtar i bordit drejtues të Shoqatës së mediave private (APM), Bordit Drejtues të Qendrës për profesionalizimin e mediave (CPM) dhe i Bordit Drejtues të Qendrës Mediale. Gjatë viteve 2006-2008 punoi si ndihmës i ministrit të kulturës në Qeverinë e Serbisë. Momentalisht është ndihmës i kryeredaktorit përgjegjës të gazetës ditore Politika. Është i martuar dhe e ka një djalë.
|