|
Zharko Joksimoviq, gazetar dhe korrespondent TV, i lindur më 7 janar 1960 në fshatin Radevë, Serbi. Në televizionin e Prishtinës ka filluar si gazetar praktikant deri te pozita e redaktorit në programin dokumentar. Ende është i punësuar në TV e Prishtinës, të cilën e financon RTS-ja. Një nga themeluesit e produksionit Link në Graqanicë, ku mes tjerash punon edhe si autor i emisioneve informative dokumentare. Është anëtarë i kryesisë së Shoqatës së gazetarëve të Serbisë. Një nga iniciatorët e ri-jetësimit të sërishëm të Shoqatës së gazetarëve të Kosovës dhe Metohisë dhe pas vitit 2000 ka qenë edhe kryetar i saj. Për momentin punon si anëtarë i Këshillit ekzekutiv të Shoqatës së gazetarëve të KdheM. Është laureat i pesë shpërblimeve vjetore të RTS-së për punën e emisioneve dokumentare në redaksinë e programit dokumentar të TV të Prishtinës. Në festivalin e filmit etnologjik në Kuçevë fitoi dy Barinj të Argjendtë (shpërblimi i dytë) në festival për dy filma etnologjik të ndryshëm. Në festivalin e reportazheve në Sombor „INTERFER“ fitues i diplomës së artë dhe të argjendtë për reportazhe TV dhe disa shpërblime speciale. Në festivalin e televizioneve lokale në Koshice në Sllovaki fitues i mirënjohjes së veçantë të shoqatës Austriake të gazetarëve për reportazhën „Badnjak za zaboravljene“. E njëjta reportazh është shpërblyer edhe në festivalin ndërkombëtar të Budapestit. Studimet e gazetarisë i kreu në Universitetin e Mitrovicës. Më parë apsolvoi në fakultetin e letërsisë jugosllave dhe gjuhës serbokroate në Universitetin e Prishtinës. Në Universitetin e Beogradit i kreu dy vite studimi në fakultetin e arteve të bukura, në seksionin e Menaxhmentit në kulturë. Është i martuar dhe ka tre fëmijë.
|