Enver Hoxhaj, ministër për arsim, shkencë dhe teknologji në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe anëtarë i Kuvendit të Kosovës, kreu historinë në Universitetin e Vjenës (Vienna University). U specializua edhe në institutin Ludwig Boltzmann për të drejtat e njeriut. Ka qenë asistent i profesorit në Departamentin e shkencave politike të Universitetit të Vjenës. Gjatë viteteve 2003 – 2004 ka qenë hulumtues mysafirë i Shkollës Londineze të Ekonomisë në Qendrën për studime të Qeverisë Botërore. Publikimet e tij për temat nga Europa juglindore përfshijnë studimet dhe shkrimet tjera për aspektet historike dhe politike të konflikteve etnike, naconalizmit, shkeljes së të drejtave të njeriut, të cilat janë publikuar në disa libra dhe revista perëndimore.
|