Alleksander Ivanko, zëdhënës i UNMIK-ut, dhe drejtor i UNMIK-ut për informim publik, u lind më 7 mars 1962 në Moskë (Rusi). Më parë punoi si gazetar në gazetën ditore moskovite „Izvestia", ka qenë korrespondent nga Afganistani në vitin 1989, kurse në vitet 1992-1994 ka qenë korrespondent nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ivanko ishte zëdhënës i Kombeve të Bashkuara në Sarajevë gjatë viteve 1994-1998, këshilltar i përfaqësuesit të OSBE-së „Freedom of the media" nga vitet 1998-2005 edhe zëdhënës i Kombeve të Bashkuara në Liban në vitin 2006. Publikoi më tepër se një mijë artikuj në mediat ruse, amerikane dhe evropiane. Ka kryer fakultetin e gazetarisë në Universitetin shtetëror të Moskës.
|