|
Burim Ramadani, këshilltari politik i Ministrit për administrim të pushtetit lokal në Qeverinë e Kosovës dhe këshilltar i jashtëm i Qendrës Europiane për çështje të pakicave ECMI-Kosovë, u lind më 14 dhjetor 1981 në Therandë (Kosovë). Më parë ishte gazetar i gazetës së përditshme dhe javore “Zëri” në Prishtinë dhe i ka përcjellur çështjet politike dhe të sigurisë dhe ishte asistent në Departamentin e shkencave politike të Universitetit të Prishtinës ku edhe ka magjistruar. Diplomoi në kolexhin për studime ndërkombëtare dhe të sigurisë George C. Marshal-European Center for Security Studies, Garmisch-Partenkirchen, Gjermani dhe shkencat politike në Universitetin e Prishtinës.
|