Millovan Drecun u lind më 4 tetor 1957 në Vrajë, në një familje oficerësh. Shkollën fillore e kreu në Surdullicë, gjimnazin në Vlladiqin Han, kurse fakultetin e shkencave politike, drejtimi ndërkombëtar në Beograd, në vitin 1981. Filloi të punojë si redaktor për politikë të jashtme në gazetën "Narodna armija", gazetën e APJ-së së atëhershme, e cila pas shpërbërjes së RSF të Jugosllavisë në vitin 1992 ndërroi emrin në "Vojska". Në Radio televizionin e Serbisë (RTS) kaloi në vitin 1993 dhe si komentator politiko-ushtarak kryesisht ka përcjellur ngjarjet në Kosovë. Gjatë bombardimeve të NATO-s ka qenë raportues i RTS-së nga Kosova. U largua nga Kosova së bashku me njësitë e Ushtrisë së Jugosllavisë pas nënshkrimit të marrëveshjes tekniko-ushtarake në Kumanovë më 12 qershor 1999. Pas bombardimeve të NATO-s ka qenë midis tetë të dekoruarve me Meddaljen për trimëri. Në fillim të vitit 2000 pas deklaratave publike dhe formimit të partisë "Preporod Srbije" në krye të së cilës është, mori pushim të paguar nga RTS-ja deri më 1 nëntor të atij viti, kurse më vonë u largua nga kjo shtëpi. Ka qenë anëtar i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), anëtarë i së cilës u bë në vitin 1996. Drecun ka aftësi të përdor gjuhën angleze, është i martuar dhe ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.
|