|

Gjergj Dedaj lindi më 23 prill 1954 ne Gjakovë Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në vendlindje, Diplomoi në Univerzitetin e Prishtinës, në katedrën Filozofi dhe Sociologji. I vijon studimet postdiplomike në fakultetin juridik universitetit të Prishtinës-drejtimi i administratës publike. Themelues i Partisë liberale demokratike në Kosovë (1991) dhe Kryetar aktual i PLK-së. Ish-nënkryetar i Kuvendit të Kosovës-1998. Anëtar Këshillit tranzicional të Kosovës-2000. Bashkëkryetar i Grupit Parlamentar për Integrim. Anëtar i Komisionit parlamentar për integrim në Be dhe strukutra Euroatlantike në Kuvendin e Kosovës 2005-2007. Deputet në Kuvendin e Kosovës 2004-2007. Anëtar i ELDR-së me seli në Bruksel. Kandidat për ‘’Shpërblimin e Lirisë” Internacionales Liberale me seli në Londër. I martuar dhe ka 5 fëmijë. Jeton në Prishtinë. Përveq gjuhës shqipe si gjuhë amtare, flet rrjedhshëm gjuhën angleze, serbe dhe gjermane.
|