“Sundimi i ligjit,si të tejkalohen sfidat?”-29.06.2010.
THURSDAY, 01 JULY 2010 22:31

Sundimi i Ligjit ishte tema e Debatit të tretë për Raportin e Progresit, i cili është mbajtur më 29 qershor dhe është organizuar bashkërisht nga Qendra për Media dhe Përfaqësuesi Special i BE-së. Sundimi i Ligjit është çështje e ndjeshme dhe qenësore, pasi që ai është thelbi i të gjitha shoqërive demokratike të qëndrueshme. Garantimi i respektimit të sundimin e ligjit është parakusht kyç për Kosovën në mënyrë që ajo të përparojë drejt integrimit evropian. Megjithatë, Raporti i Progresit 2009 për Kosovën ka identifikuar këtë si sektorin më problematik – dobësi në zbatimin e ligjeve, mungesën e mbikëqyrjes së shpenzimeve publike, kapacitet i dobët i gjyqësorit dhe i institucioneve në përgjithësi. Për të informuar se ku qëndron Kosova me reforma dhe çka mbetet të bëhet, Qendra për Media ftoi këta panelistë: Ministrin e Drejtësisë Haki Demolli, Kryeprokurorin e EULEX-it Johannes Vreeswijk, Udhëheqësin e Zyrës së Programit të EULEX-it Alessio Zuccarini dhe Kryeprokurorin e Kosovës Ismet Kabashin.

Documents:
Document
File size
Përshkrimi
105.1 KB
Dowmload transkriptin PDF